Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer vëmendjen te një moment kontrovers gjatë një konference për shtyp të mbajtur më 1 korrik 2022 nga Kryeministri Edi Rama. Në atë kohë, gazetari Klevin Muka nga stacioni A2 CNN pyeti ministren Olta Xhaçka lidhur me një konflikt interesi, duke përmendur bashkëshortin e saj si investitor strategjik në sektorin e turizmit.
Përgjigja e Ramës ishte e ashpër: ai i tha Mukës se nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë konferencë tjetër për shtyp për tre muajt e ardhshëm dhe se duhet të dërgohej në “riedukim” për atë që e konsideroi si sjellje joetike.
Ky reagim i Kryeministrit nxiti kritika dhe polemika mbi lirinë e medias dhe etikën e qeverisë.
Kreu i PD Sali Berisha ka shpërndarë videon e momentit në rrjetet sociale, duke komentuar: “Gazetari i gozhdon kriminelët elektoral! Mungon vetëm Altin Troplini. Që të kesh etikë duhet të kesh moral!”
Postimi i Berishës rikthen në qendër të debatit tensionin mes qeverisë Rama dhe gazetarëve, duke theksuar rolin kritik të medias në ndjekjen e abuzimeve dhe konfliktit të interesit brenda qeverisë.
Postimi i Berishës:
Gazetari i gozhdon kriminelët elektoral! Mungon vetëm Altin “Troplini”. Që të kesh etikë duhet të kesh moral!
© SYRI.net