Gazetari Genc Burimi ka deklaruar se paqja me Rusinë nuk është e mundur për sa kohë presidenti Putin nuk përballet me presion të drejtpërdrejtë ushtarak. Në intervistën e dhënë në edicionin e lajmeve në Syri TV, Burimi bëri një analizë të zhvillimeve gjeopolitike, ndërsa theksoi se investimet ushtarake të Kremlinit nuk ndalen me thirrje diplomatike, duke përmendur edhe qëndrimin e presidentit francez Macron. Sipas tij, sanksionet nuk kanë dhënë efekt, ndërsa e vetmja rrugë për të detyruar Rusinë drejt paqes është zhvendosja e konfliktit në territorin e saj.
Genc Burimi: S’mund të ketë paqe. Putini nuk ndalet, kjo është e sigurt. E tha edhe në Francë Macron para dy ditësh, ku një fuqi si Rusia që ka bërë kaq shumë investime ushtarake, nuk bën qape se e ftoi Trump në Alaska. Është e pamundur, e pamundur...
Që të detyrohet Putini që të shkojë në paqe, duhet që Putini të detyrohet ushtarakisht. Sanksionet nuk e dëmtojnë.
Do të thoni që Rusia është fuqi bërthamore, por dhe perëndimorët janë fuqi bërthamore.
Nuk është Europa që donte luftë, as Amerika. Europa është sot dëshmitar që luftën sot po e bëjnë ukrainasit, nuk po e bën Europa. As në të ardhmen. Sot Evropa kërkon të fitojë kohë... I duhen 2-3 vjet që të zëvendësojë Amerikën për interes të saj. I duhen më pak kohë që Ukraina ta transferojë luftën në Rusi. Kjo po ndodh sot. Sot në një mesazh të jashtëzakonshëm që ka bërë Donald Trump që më në fund e kupton... Çfarë kupton?
Është e jashtëzakonshme në fakt. E kupton më në fund që Rusia të shkojë me dhunë në paqe dhe vetëm kur lufta të transferohet në Rusi. Për aq kohë sa Rusia ka kapacitetin të sulmojë Ukrainën pa qenë e sulmuan nga Ukraina, është e pamundur.
© SYRI.net