VIDEO/ Hoxhaj: Rusia kërkon të marrë një pjesë madhe toke në tavolinë, tani ka vetëm 1% të Ukrainës

20:57, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përfundimi i luftës në Ukrainë është diskutuar në studion e ‘Ora 19’ në SYRI TV.

Andi Hoxhaj, profesori shqiptar në “King’s College London” gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko ka shpjeguar se, pse Rusia kërkon të marrë rajonin e Donbaskut të Ukrainës.

Sipas tij, ky është një ndër rajonet me mineralet më të rralla dhe është një tokë pjellore, kjo është arsyeja që Putin kërkon ta ketë për vete.

‘Rusia ka marrë vetëm 1 për qind të tokës së Ukrainës, vetëm çfarë ka avancuar në vitin 2022. Rusia me këto kërkesa tregon se, do të marrë një pjesë të madhe të Ukrainës në tavolinë, sepse në luftime duket se nuk ka marrë aq shumë sa pretendon.

Problemi me zonën e Donbaskut ka dy arsye se, pse Rusia e kërkon në tavolinë.

Në radhë të parë, zona e Donbaskut ka minerale nga më të rrallat, që janë ato të cilët janë diskutuar shpesh për Ukrainën.

Gjithashtu është një nga tokat më pjellore ku të paktën për Europën nuk është më nevoja të merret gruri në Kanada, por mund të merren në Ukrainë.

Përtej kësaj, nëse Rusia arrin ta marrë në tavolinë Donbaskun, nëse do bëjë kundërsulm tjetër, e ka më kollaj të pushtojë gjysmën e Ukrainës, sepse aty ka për të avancuar më tej dhe prandaj Putin ka vendosur këtë kërkesë.

Por edhe Zelensky dhe europianët e kanë vendosur si vijë të kuqe, që Donbasku nuk do të jepet.

Përsa i përket anëtarësimit në NATO, ky është një diskutim tjetër, sepse ajo kërkesë është bërë në të kaluarën, që Ukraina të ketë një mbrojtje shumë herë më të mirë dhe nëse do të sulmohet përsëri, të mbrohet nga infrastruktura e NATO-s’, tha Andi Hoxhaj gjatë bisedës në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco