‘Shqipëria rendit krah Rusisë e Serbisë’/ Xhixho: Ka dështuar shpërndarja e burimeve publike

‘Shqipëria rendit krah Rusisë e Serbisë’/ Xhixho: Ka dështuar shpërndarja e burimeve publike

19:00, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e zgjedhur e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar pas raportit të OKB-së për politikat fiskale të qeverisë shqiptare.

Me një shënim në Facebook, Xhixho shkruan se Shqipëria rënditet krah Rusisë, Serbisë etj.,  ndërsa thekson se, ka dështuar shpërndarja e burimeve publike.

Reagimi i Erisa Xhixhos:

Politikat fiskale të qeverisë ‘Rama’ nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë thelluar pabarazinë në Shqipëri.

Ne renditemi krah Federatës Ruse, Serbisë dhe Malajzisë.

Barra e taksave dhe shpërndarja e burimeve publike kanë dështuar të funksionojnë si mekanizma të fortë për balancimin social.

Sepse:

📌 Shtresat e varfra nuk janë mbështetur asnjëherë. Qeveria i ka shpërfillur shtresat në nevojë, edhe në kulmin e krizave.

📌 Pasuritë publike dhe burimet natyrore janë vënë në shërbim të oligarkëve të qeverisë.

📌 Ligjet e reja që hartohen, qepen sipas nevojës së një grushti njerëzish pranë kryeministrit dhe nuk marrin parasysh nevojën e qytetarëve.

Raporti i fundit i OKB është pasqyra e vërtetë dhe jo propaganda e kësaj qeverie që punon për një grusht njerëzish.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco