Nga mesazhi ‘po më arrestojnë!’ tek ‘ika vetë!'/ Zhdukja 10-orëshe e zyrtarit të lartë të AKSHI, më shumë pyetje sesa përgjigje

Nga mesazhi ‘po më arrestojnë!’ tek ‘ika vetë!'/ Zhdukja 10-orëshe e zyrtarit të lartë të AKSHI, më shumë pyetje sesa përgjigje

11:57, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Humbja e kontakteve për rreth dhjetë orë me ish-zëvendësdrejtorin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, mbetet një ngjarje me shumë hije e paqartësi.

Të mërkurën, nëna e 34-vjeçarit denoncoi në komisariatin nr. 1 se kishte humbur kontaktet me të birin, pasi partnerja dhe njëherazi avokatja e tij e kishte njoftuar se Shima i kishte dërguar një mesazh të shkurtër: “po më arrestojnë”.

Nga verifikimet e para, kamerat e sigurisë e kanë regjistruar automjetin e Shimës teksa largohej nga Qyteti Studenti dhe kalonte tunelin e rrugës Tiranë–Elbasan. Pas kësaj nuk ka gjurmë të tjera. Vetëm pas dhjetë orësh ai është rikthyer, duke deklaruar se ishte larguar me dëshirë për shkak të një konflikti me partneren.

Megjithatë, disa elementë ngrejnë pikëpyetje të forta:

Pse përdori formulimin “po më arrestojnë” nëse bëhej fjalë vetëm për një konflikt personal?

Ku qëndroi gjatë dhjetë orëve të zhdukjes dhe me kë u takua?

Përse destinacioni i tij ishte në drejtim të Elbasanit dhe jo një vend tjetër më i afërt?

A është e mjaftueshme shpjegimi “largim me dëshirë” për të shuar dyshimet e krijuara?

Derisa këtyre pyetjeve t’u jepet një përgjigje e plotë, rasti i zhdukjes së shkurtër të Daniel Shimës mbetet një mister që ngre më shumë dyshime sesa qartësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco