Ekspertja e integrimit dhe drejtuese e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali ishte në studion e Syri Tv për të komentuar negociatat që do ti japin fund luftës në Ukrainë.
Zhulali nënvizon se formula duhet të sjellë një paqe afatgjatë dhe të japë një mesazh të qartë me qëllim që të mos krijohet precedentë.
“Ishte takim shumë i suksesshëm që riforcoi aleancën mes SHBA-së dhe Europës, tani jemi në kushtet cila do të jetë formula që do ta çojë luftën drejt përfundimit. Duhen dhënë garancitë që formula e paqes të mos përdoret si precedent zgjidhjeje për konflikte të tjera, veçanërisht për të mos lejuar që të shërbejë si precedent për nxitjen e luftrave të tjera dhe marrjen e territoreve.
Kjo formulë duhet të japë një mesazh të qartë që është një formulë afatgjatë dhe nuk përsëritet dhe shërben si precedent zgjidhjeje për vendet që janë nën regjim. Frika më e madhe është si do të shërbejë formula e zgjidhjes në Ukrainë për ti dhënë fund mosmarrëveshjeve në Ballkan. Interesi ynë si shqiptarë është që zaptimi i territorit, guximi i liderit autoritar për të marrë një territor nën kontroll dhe më pas të nisin negociatat për të marrë këtë territor nuk duhet të ndodhë pasi përbën rrezik për veriun e Kosovës, Bosnje Hercegovinën por dhe mund të marrë përmasa të tjera në Ballkan.”
© SYRI.net