Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, gazetari: Zhvillim i kobshëm, rrëmbim që bën shtetin palë

Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, gazetari: Zhvillim i kobshëm, rrëmbim që bën shtetin palë

20:40, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar zhdukjen e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Me një reagim në profilin e tij, Tomorri shkruan  se, ky është një zhvillim i kobshëm në Shqipëri, rrëmbim që bën shtetin palë.

Unë uroj shumë që ish zv/drejtori i AKSHI-t ta ketë inskenuar vetë zhdukjen dhe të ketë ikur. Ky do të ishte një lajm shumë i mirë për Shqipërinë.

Por nëse është varianti tjetër, ai që e kanë rrëmbyer, ky është një nga zhvillimet më të kobshme në historinë e Shqipërisë, ne 100 vitet e fundit.

Kjo e bën Shqipërinë zyrtarisht një shtet të mirëfilltë mafioz.

Sepse këtu nuk kemi të bëjmë me rrëmbime bandash, që qërojnë hesapet e drogës me njëra me tjetrën.

Ky është një natyrë tjetër rrëmbimi, që bën shtetin palë, në një formë ose tjetër’, shkruan Klodian Tomorri në reagimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco