Kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka dështuar të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës, pasi në votimin e hapur mori 57 vota pro dhe 56 kundër.
AAK-ja njoftoi se nuk do ta mbështesë atë, duke sugjeruar emra të tjerë nga LVV-ja.
Seanca konstituive po zhvillohet nën presionin e afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Presidentja Osmani ka theksuar urgjencën e krijimit të institucioneve.
Më tej VV propozoi Donika Gërvallën, por as për emrin e ri nuk u bë kuorumi.
© SYRI.net