Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke kritikuar ashpër politikën e pensioneve të qeverisë.
Ai thekson se ndërsa vetë Rama alokon një pension prej 4 milionë lekësh, qytetarët në qytet do të përfitojnë vetëm 600 lekë indeksim këtë vit, shifër që sipas tij përkthehet në “gjysëm kilogrami djathë”.
Për banorët e fshatrave, shtesa në pension është edhe më e ulët, vetëm 300 lekë, ose rreth 250 gram djathë.
Berisha e cilëson këtë situatë si shprehje të “pashpirtësisë” së qeverisë ndaj pensionistëve. Postimi ka nxitur debate të forta në rrjetet sociale, duke reflektuar pakënaqësinë e qytetarëve për nivelin e ulët të indeksimit të pensioneve.
Ai gjithashtu akuzon qeverinë për prioritete të dyfishta dhe për trajtim të pabarabartë ndaj qytetarëve dhe vetes.
Postimi i plotë:
Për vete Ramaduro pension 4 milionë lekë!
Për pensionet këtë vit indeksim qesharak në qytet me 600 lekë, pra sa gjysëm kg djathë kurse në fshat me 300 lekë apo 250 gr djathë! Pashpirtësi!
© SYRI.net