Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor INSTAT-in për të fshehur dështimin e ekonomisë për shkak të narkoeuros në vend. Berisha deklaroi se Rama po fsheh shifrat me anë të INSTAT-it, duke përllogaritur si eksporte mallrat që kalojnë për transit për në Kosovë, ndërsa theksoi se të njëjtën skemë do të përdor edhe për turizmin i cili ka një rënie dramatike. Kreu demokrat bëri me dije se si kreu i qeverisë ka ndërmarr një vendim të paprecedentë duke i caktuar vetes pensionin më të lartë në historinë e vendit.
SYRI TV
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi manipulimin e shifrave të eksporteve nga ana e INSTAT-it. Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë për transit për në Kosovë, me qëllim që të mbulojë instalimin e narkoekonomisë në vend.
Berisha u shpreh se Rama do të ndjekë të njëjtën skemë edhe për turizmin i cili ka një rënie dramatike këtë vit, duke llogaritur edhe pasagjerët që kalojnë transit në Rinas.
Berisha bëri me dije se si Rama ka ndërmarr një vendim të paprecedentë duke i caktuar vetes pensionin më të lartë në historinë e vendit.
Sali Berisha theksoi se ky vendim i Ramës është i ngjashëm me ato të diktatorëve.
© SYRI.net