Berisha, denoncoi sot me video konkrete raste të votimeve të dyfishta nga zgjedhëse të caktuara, duke theksuar se këto janë prova të qarta të manipulimit të procesit.
Sipas tij, këto pamje, të marra në dy qendra votimi përfaqësuese, tregojnë se zgjedhjet ishin një farsë e organizuar dhe e drejtuar nga strukturat e patronazhimit dhe komisionerë të lidhur me pushtetin.
"Voton një herë, pastaj edhe një herë tjetër, dhe sërish. Kjo është pamja reale e zgjedhjeve në Shqipërinë e Edi Ramës," deklaroi Berisha, duke shtuar se veprimet e komisionerëve dhe ndërhyrja e patronazhistëve janë të dokumentuara dhe tashmë pjesë e raportit të shkeljeve që po i dërgohet ndërkombëtarëve.
Ai akuzoi kryeministrin për instalimin e një “narkodiktature autoritare”, ku sipas tij, zgjedhjet nuk janë më as të lira dhe as të ndershme.
Pjesë nga deklarata:
Natyrisht të gjitha këto kanë një rezultante: farsën elektorale të 11 Majit.
Ndaj dhe unë sot kam zgjedhur për t’iu rikthyer denoncimeve, dy votime në dy qendra votimi tipike, të cilat tregojnë se votimet ishin një farsë.
Ka kjo zonja voton njëherë... prisni tani.
Voton edhe njëherë tjetër tani...
Prapë përsëri, nuk mjaftoi e para.
Tani është një qendër votimi, voton kjo zonja dhe del.
Komisioneri shkon pas tyre për arsyet e tij. Shikoni çfarë veprimesh bën patronazhisti në komision. Ka për avokat Altin Troplinin.
Shikoni, për dy minuta sa doli ai, e bëri fletën gati, e lë aty, prit...
Dy fletë votimi kjo. Fleta e parë, dy fletë.
Ja pra, votim...
Farsa elektorale ishte e pakufishme në narkodiktaturën autoritare të Edi Ramës.
© SYRI.net