Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, njëkohësisht eksperti për sigurinë, Visho Ajazi Lika i ftuar në SYRI TV, ka komentuar takimin në Uashington mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodomir Zelensky.
Gjatë bisedës në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, Ajazi u shpreh se, pohimi i presidentit Trump se nuk mund të vendosë ai për kufijtë e Ukrainës, ka qenë një gjë mjaft pozitive.
I pyetur nga moderatorja Armela Ferko, Ajazi u shpreh se, për një marrëveshje duhet të ketë një kompromis mes palëve.
‘Presidenti Trump në takimin me Putin, qartësisht e tha se për ndryshimin e kufijve të Ukrainës, apo territoreve të saj, do të vendosë Ukraina dhe jo unë. Dhe kjo për mua ka qenë mjaft pozitive.
Por një gjë është e sigurtë, që këtu duhet patjetër të ketë një kompromis dhe për këtë po zhvillohen edhe këto takime. Aty do të kuptohet edhe më qartë se kush janë.
Ukraina thotë dhe presidenti Zelenski ka deklaruar qartë se, nuk mund të bëjë pazare me kufijtë e Ukrainës se nuk ja lejon Kushtetuta dhe ky është fakt i vërtetë.
Nga ana tjetër, gjithkush e di, edhe Zelensky që këtu duhet të ketë një marrëveshje, do të kesh një kompromis.
Unë nuk e prisja që Putin të pranonte një propozim të tillë, për një gjysëm pushtim, me forca ushtarake të huaja në Ukrainë’, u shpreh Visho Ajazi Lika në SYRI TV.
© SYRI.net