Avokatët janë shprehur në masë kundër ndryshimeve të Kodit të ri Penal që ka propozuar Edi Rama dhe shpura e tij në ministrinë e Drejtësisë.
I ftuar në edicionin ‘Ora 19’, kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani është shprehet se, propozimet e bëjnë kodin e ri, njësoj si ai i Turqisë.
Gjatë bisedës në studion e SYRI TV me Armela Ferkon, Petani është shprehur se, këto ndryshime do të rrisin stokun e dosjeve nëpër gjykata.
‘Ka pasur organizata në Shqipëri që janë paguar me miliona euro për të bërë analizën e stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë. Jo vetëm që nuk u rregullua, por janë shtuar.
Nëse do të shtonim 617 nene të reja, përpos 332 nene që kemi, çfarë do ndodhë me sistemin e drejtësisë?
Shtohet volumi i çështjeve, shtohen dosjet, shtohen veprat penale, dhe çfarë do të bëhet me ketë prokurori që kemi.
Sa u munduan të rregullojnë diçka me magjistratët e rinj që dolën, ne kërkojmë të shtojmë volumin e çështjeve penale, shtojmë dosjet dhe çfarë do bëjmë? Do bëjmë një mbingarkesë të çështjeve që do sjellë anomali.
Po të bëjmë krahasime të kodit aktual me kodin e ri. Referuar vetëm një neni përsa i përket shpërdorimit të detyrës nga zyrtarë të lartë.
Neni 260 i kodit aktual referon problemet e zakonshëm që kanë një kualifikim nga 2 deri në 8 vite burg dhe zyrtarët e lartë nga 2 në 12 vite burg.
Çfarë ka bërë drafti i ri? Ky draft heq ndasinë mes zyrtarëve të lartë dhe atyre të zakonshëm, i klasifikon të gjithë njësoj dhe bën një qasje për vepër penale nga 3 deri në 8 vjet burg.
U është dhënë një mundësi për uljen e dënimit.
Dhe nga ana tjetër kemi sanksione për kërcënime të pavarësisë së sistemit gjyqësor, sanksione për shprehjen e lirë, sakonsione për shpifjen.
Sanksione për shpifjen si do ta interpretosh?
Kemi një censurë’, u shpreh Lorval Petani në SYRI TV.
© SYRI.net