Këshilltari për Çështjet Ekonomike të PD-së, Dorjan Teliti, i ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV, paralajmëroi se sektori i turizmit po tregon shenja të dukshme rënieje dhe se gushti mund të mos mjaftojë për të rikuperuar humbjet.
“Që ka vend për t’u shqetësuar, ka. A ishte e pritshme kjo situatë? Po, ishte e pritshme. E kemi ngritur këtë shqetësim në të kaluarën, gjatë 2-3 viteve të fundit, kur bëhej çmos të reklamohej ky bum i madh turistik.
Ne thoshim: kujdes, sepse vërtet kemi një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, por a do të jemi të përgatitur dhe të aftë që këta turistë t’i kthejmë përsëri në të ardhmen në Shqipëri?”, u shpreh Teliti.
Ai shtoi se paralajmërimet janë bërë me dhjetëra herë, por sot po shihen pasojat. Sipas tij, nga të dy sektorët që po performojnë pozitivisht, turizmi dhe ndërtimi, turizmi po shfaq rënie.
“Uroj shumë që gushti të rikuperojë disi këtë pjesën e rënies, por nga informacioni që kemi nga strukturat tona, nga njerëzit tanë dhe nga sipërmarrësit që i takojmë çdo ditë, nuk shohim optimizëm të madh. Përkundrazi, ka një pesimizëm të theksuar për sa i përket zhvillimit të sektorit të turizmit gjatë verës 2025”, theksoi Teliti.
Teliti:
Që ka vend për t’u shqetësuar ka, a ishte e pritshme kjo situatë, po ishte e pritshme.
A e kemi ngritur këtë shqetësim në të kaluarën gjatë 2-3 viteve të fundit, atëherë kur bëhej çmos të reklamohej ky bum i madh turistik, kur thonim kujdes sepse vërtetë kemi një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, por a do të jemi ne të përgatitur dhe të aftë që këta turist t’i kthejmë përsëri në të ardhmen në Shqipëri?
Shqetësim që e kemi ngritur me dhjetëra herë, fatkeqësisht sot jemi në situatën që po konkretizohen ato problematika dhe shqetësime që i kemi ngritur në të kaluarën.
Gjithmonë këto vite është krenuar nga ana e qeverisë me numrin e madh të turistëve.
Kemi 2 sektorë që po performojnë pozitivisht, turizmi dhe sektori i betonit, edhe nga këto 2 sektorë, turizmi po tregon tashmë atë rënien e vet, e cila uroj shumë që gushti të rikuperojë disi këtë pjesën e rënies, por gjithsesi nga informacioni që ne kemi nga strukturat tona, nga njerëzit tanë, nga sipërmarrës që ne i takojmë ditë për ditë, që i pyesim si po ecin punët e kështu me radhë, nuk shoh ndonjë optimizëm të madh, përkundrazi shohin një pesimizëm të madh për sa i përket zhvillimit të sektorit të turizmit gjatë verës 2025.
© SYRI.net