Nga Petrit Vasili/
Çfare turpi, Rama shkoi te Venecia për Xhaçkën, por jo për Kodin Penal!
Kodi penal i Ramës ka tmerr nga transparenca dhe konsultimi, qe i nxjerr te palarat ne shesh.
Ja edhe OSBE konfirmon ashtu si BE, qe askush nuk e ka pyetur dhe as e ka konsultuar për Kodin e ri Penal te Ramës.
Maxhoranca e Ramës qe ju drejtua Komisionit te Venecias me vrap me pese pyetje për mandatin e Xhaçkës, nuk konsulton asfare me Venecian Kodin Penal.
Maxhoranca e Ramës, qe ju drejtua Venecias me vrap me tete pyetje edhe për te shkarkuar Presidentin e Republikes Meta, por jo për Kodin Penal nuk i drejtohet hiç Venecias.
Maxhoranca e Rames, qe ju drejtua Venecias me vrap me pese pyetje për emërimet ne Gjykaten Kushtetuese, kur kërkonte ta rrëmbente atë, por nuk konsulton asfare Venecian per Kodin Penal.
Pra ndërkombëtarët, qe ishin kryefjala e propagandës se Ramës, qe i çau dërrasat opininionit publik me ambasadoret dhe Euralius, OPDAT etj, tani nuk ndihet fare dhe asnjë ndërkombëtar nuk është konsultuar ne mënyrë absolute.
Mendo pastaj aktoret dhe faktorët e brendshëm në Shqipëri qe Rama as i ka ne hesap fare.
Një Narko-Kod si ky transparencën e ka vdekjen e vet sepse qëllimet e mbrapshta dalin shume shpejt ne shesh.
Rama kërkon alibi ligjore sepse tashme krimet korruptive te qeverise janë publike dhe mijëra dokumente tepër te renda kane dale dhe do dalin përdite.
Mbyllja e gojës dhe lehtësirat ligjore për krimin dhe korrupsionin qeveritar, qe ky Kod kërkon te instaloje janë tashme qartësisht te denoncuara ne publik.
Ndaj beteja per Kodin eshte vija ndarese ndermjet Shqipërisë demokratike dhe Shqipërisë se rrëmbyer nga narkomafia.
© SYRI.net