Ekskluzive/ SYRI siguron foton e darkës ‘romantike’ të Ramës me çiftin Soros në Dhërmi

Ekskluzive/ SYRI siguron foton e darkës ‘romantike’ të Ramës me çiftin Soros në Dhërmi

13:47, 03/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI ka siguruar foton ekskluzive nga takimi privat i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Dhërmi, ku kryeministri Edi Rama është në një darkë "romantike" me Alex Soros dhe bashkëshorten e tij, Huma Abedin.

Image

Huma Abedin dhe Soros qëndrojnë të ulur në tavolinë përballë me Ramën dhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Burime të sigurta bënë të ditur se çifti Soros-Abedin kanë hyrë para dy netësh në territorin shqiptar përmes një jahti luksoz që ka ndaluar në Sarandë, ndërsa më pas janë sistemuar në një nga vilat qeveritare në Dhërmi, pasuri publike e vendosur në dispozicion të miqve personalë të kryeministrit Rama.

LEXO EDHE: Vila qeveritare dhe darkë në restorant luksos – Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, Rama e pret si në çifligun e tij

Të shtunën në mbrëmje, të tre janë parë duke darkuar në restorantin luksoz në jug të vendit. Takimi është zhvilluar pa asnjë njoftim zyrtar, pa transparencë dhe jashtë çdo protokolli shtetëror.

Vizita ngre pikëpyetje serioze mbi përdorimin privat të aseteve shtetërore nga ana e kryeministrit dhe mungesën e çdo sqarimi publik për arsyet e qëndrimit të figurave si Soros dhe Abedin në Shqipëri.

Për më tepër, mungesa e transparencës nxit spekulime mbi natyrën e këtyre takimeve politike, personale apo financiare, ndërsa Shqipëria vazhdon të përdoret nga kreu i qeverisë si një pronë personale, ku vilat qeveritare shërbejnë si hotele private për elitën ndërkombëtare të afërt me Ramën.

LEXO EDHE: Burchett i kërkon Comer-it të thërrasë George Sorosit për të dëshmuar për Russiagate

Kujtojmë se miliarderi i ekstremit të majtë po hetohet në disa fronte në SHBA për iniciimin e sulmeve politike ndaj presidentit Trump, ndërkohë Edi Rama i bën karshillëk SHBA-ve të cilin sipas ineterave e quan herë aleat strategjik, kur sundon Soros dhe herë vend të "rrezikshëm" kur vjen Trump në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco