I ftuar në një intervistë në edicionin e lajmeve të paradites, gazetari Edmond Hoxhaj, ngriti shqetësimin se ky dokument kaq i rëndësishëm po hartohet pa transparencë dhe pa përfshirjen e aktorëve kryesorë të drejtësisë dhe shoqërisë civile. Pavarësisht deklaratave për përfshirje institucionale, rezulton se as kreu i Gjykatës së Lartë, as Prokurori i Përgjithshëm, e madje as vetë Ministria e Drejtësisë nuk kanë qenë realisht pjesë e procesit të hartimit.
Ky proces i errët ka bërë që drafti i ri i Kodit Penal të perceptohet si një dokument ‘jetim’, pa autor dhe me rrezik për liritë dhe të drejtat themelore, përfshirë atë të shprehjes së lirë.
Edmond Hoxhaj: Kodi i Procedurës Penale pas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, është një nga dokumentet më të rëndësishëm që mund të ketë një vend, pasi rregullon aspektin penal, jep dënimet, jep masat. Në fakt, duhet të ishte kështu dhe të paktën ky shqetësim është ngritur edhe nga faktorë të institucioneve të drejtësisë dhe Shoqërisë Civile. Para se të krijohej një Kod Penal, duhej diskutuar nevoja e krijimit të një Kodi të ri.
Pra, çfarë mungonte tek ky kod që kemi? A ishte e nevojshme të ndryshonte i gjithi apo të shtoheshin ato që ishin të nevojshme që nuk plotësoheshin nga kodi aktual që në fakt është i vitit1995 dhe i ndryshuar deri në vitin 2017.
Në fakt, ajo që na shqetësoi ishte fakti që në ditën e parë, pjesëtarë të tyrezës nuk ishin në dijeni lidhur me draftin, nuk ishin në dijeni. Ishte kryetari i Gjykatës së Lartë, reagoi edhe Prokurori i Përgjithshëm që nuk iste i pranishëm që tha që nuk ishim në dijeni të draftit dhe nuk ishim kontribues. Dhe në fakt edhe ministri manja deklaroi se ata ishin në rolin koordinues dhe nuk ishin pjesë në hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, që gjë mbetej si jetim ky Kodi i ri Penal. Mbetej si jetim dhe pa një autor...
U deklarua që ishte një grup pune i drejtuar nga drejtori i shkollës së Magjistraturës, zoti Arben Rakipi, por që nuk u dhanë detaje. Dhe, pavarësisht se u kërkua nga ana jonë, më datë 25 korrik që të kishim një kopje të draftit, ai u bë publik në mos gaboj më datë 28-29 në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Pasi u njohëm me draftin aty dhe organizatat e medias ngritën shqetësim për cenim të fjalës së lirë, për cenim të lirive, të drejtave.
© SYRI.net