Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg shënoi një kthesë të rëndësishme në debatin për paktin Italo-Shqiptar të firmosur më 6 nëntor 2023. Në një intervistë për Syri TV, gazetarja Alba Kepi, theksoi se ky vendim pritej që prej datës 25 shkurt 2025, kur çështja iu referua gjykatës pas kundërshtimit të Gjykatës së Lartë Italiane.
Sipas saj, pakti cënon normat e së drejtës evropiane dhe u miratua pa konsultim institucional e transparencë publike. Edhe pse Shqipëria nuk është zyrtarisht subjekt i vendimit, fakti që marrëveshja përfshin territor shqiptar e bën këtë vendim me pasoja të drejtpërdrejta politike dhe ligjore për të dy vendet.
Alba Kepi: Vendimi sot i gjykatës evropiane i drejtësisë së Luksemburgut, është i pritur që prej datës 25 shkurt i vitit 2025. Ka qenë kjo datë kur gjithçka i është dorëzuar gjykatës evropiane të drejtësisë për të dhënë një vendim dhe për tu shprehur pas vendimit që Gjykata e Lartë Italiane mori ndaj këtij pakti, duke e konsideruar se është një pakt që nuk respekton normativën evropiane dhe një vend apo një shtet anëtar i BE-së siç është Italia, nuk mund të vendosë në mënyrë individuale dhe pa aprovimin apo konsultimin e gjykatave, sa i përket asaj që ne shpesh kemi komunikuar me lista të vendeve të sigurta.
Ti vërtetë thua që ky pakt nuk prek drejtpërdrejtë Shqipërinë, por mos harrojmë se ky pakt ka të bëjë me një territor shqiptar dhe ky vendimi i sotëm i Gjykatës Evropiane i drejtësisë, rrëzon një model politik i nisur që prej 6 nëntorit i vitit 2023, i cili bëri firmosjen e një pakti të tillë në Romë, pa një transparencë, pa një debat publik dhe pa aprovimin e Gjykatave kushtetuese. Kemi parë si në Shqipëri, kërkesa e opozitës kundër kësaj marrëveshje është rrëzuar, ashtu ka ndodhur edhe në Itali.
Në Itali debati ka qenë shumë i fortë. Pothuajse çdo muaj, jo vetëm nuk kanë munguar vizitat e deputetëve italianë por edhe eurodeputetëve italianë, por dhe gjithë hallkave që merren me këtë fushë. Këtu kam parasysh aktivistët, juristët, sociologët, mbrojtësit e lirive dhe të drejtave thelbësore si të njeriut dhe të emigrantëve. Të gjitha këto, aktivit të shoqatave që kanë një historik në këtë drejtim.
© SYRI.net