Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Kodi i ri Penal, më i keq se në komunizëm/ Rama mundohet t’ia ngecë Arben Rakipit: E ka bërë ai

Kodi i ri Penal, më i keq se në komunizëm/ Rama mundohet t’ia ngecë Arben Rakipit: E ka bërë ai

13:10, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama u kujtua të reagojë për çështjen e Kodit të ri Penal, që ka shkaktuar shumë reagime në opinionin publik.

Ekspertët, gazetarët, politikanët dhe shumë faktorë të tjerë të shoqërisë mendojnë se ky Kod Penal është më i keq se në komunizëm.

Por Edi Rama bëri përpjekje sot për t’u distancuar nga Kodi i ri Penal, duke thënë se atë e ka hartuar drejtuesi i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

Kujtojmë se opozita, dhe jo vetëm, e akuzojnë shpesh Rakipin se vepron si vegël e pushtetit të Edi Ramës.

“Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëheqjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.

Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara - sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre,” shkruan Rama.

Duke e kuptuar se kodi që ka hartuar ai me Rakipin dhe Ulsi Manjën na kthen në komunizëm, Rama shkruan se nuk do kthehemi në kohën e Bashkimit Sovjetik: “Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament! Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS”.

Lexo dhe: Kodi i ri Penal/ Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz 'udhëheqësit'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco