Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Rama e ka mendjen tek kullat/ Ndërkohë, Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve që vijnë nga SHBA

Rama e ka mendjen tek kullat/ Ndërkohë, Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve që vijnë nga SHBA

12:18, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se një nga vendimet më të rëndësishme që do të marrin në mbledhjen e sotme të Qeverisë është heqja e taksës 10% për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruajnë mediat në Prishtinë.

Kurti ka thënë se nga sot, tarifa doganore për produktet amerikane do të jetë zero.

 “Tjetër vendim i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore për SHBA-në. Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet e tyre do të kenë tarif zero % kur të hyjnë në territorin tonë”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë nëse shikojmë sjelljen e kreut të qeverisë në Tiranë, vërejmë se ai e ka mendjen tek kullat dhe pallatet dhe aspak tek mundësia e një marrëveshje sa më të mirë me SHBA.

Lexo dhe: Dhoma Amerikane kërkon që Shqipëria të heqë e para tarifat me SHBA-në, për t'i hapur rrugë negociatave

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco