Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

‘Situatë kritike në incineratorin e Elbasanit’/ Çopja: E pohoi dhe vetë administratori! S’kryhet asnjë incinerim, ka tejkaluar kapacitetet!

12:07, 30/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anëtarja e Këshillti Bashkiak të Elbasanit, Biank Çopja ka ngritur alarmin për situatën e rëndë jo vetëm për qytetarët por edhe për mjedisin në Elbasan, për shkak të incineratorit që nuk është funksional për mbetjet që depozitohen aty.

Në një intervistë për Syri Tv, në edicionin e paradites nën moderimin e Eneida Ndoci, Çopja tha se gjatë raportimit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, administratori i inineratorit të Elbasanit, pohoi vetë se situata është kritike me një vendgrumbullim mbetjesh që ka kaluar çdo kapacitet të mundshëm mjedisor.

Pavarësisht këmbënguljes së anëtarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak për të mos kaluar kontratën që u depozitua në fund të majit, pasi nuk parashikonte pikën e incinerimit të mbetjeve, Çopja tha se nuk u mor në konsideratë, çka lë të nënkuptohet se në incinetatorin e Elbasanit nuk ndodh procesi i incinerimit.

Në mbledhjen e Këshillti Bashkiak të së martës, u propozua dhe u vendos ngritja e një komisioni q ëdo të mundësojë gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë, të një situate që po vret jo vetëm njerëzit, por edhe ujin.

Është bërë një interpelancë për incineratorin e  Elbasanit, dhe për këtë është përgatitur vetëm administratori për 3 pyetje dhe s’mori asnjë përgjegjësi për t’iu përgjigjur pyetjeve të tjera. Pohoi me gojën e tij që kemi të bëjmë me një gjendje kritike, me një vendgrumbullim  që ka kaluar çdo kapacitet të mundshëm mjedisor.

Kemi 2 vite  me  radhë që flasim për të marrë masa emergjente që të mos shkonim në këtë pikë. Kur u kalua kontrata më 30 maj, u kam bërë thirrje këshilltarëve bashkiakë të mos e kalonim këtë kontratë abuzive, e cila erdhi pa pikën e incenerimit. Për çfarë duhet ne të paguajmë, kur nuk ndodh incinerimi. Fakti që shtohet mali i mbetjeve është se s’bëhet incinerimi. Vetëm grumbullohen.

 Në përgjigjen e ardhur e tregojnë se s’ka ndodhur as ankandi i mbetjeve të riciklueshme. Mbledhin mbetjet e disa bashkive, në një territor jo të duhur që s’përmbush asnjë leje mjedisore. Ka kaluar 250 mijë ton kapacitete. Administratori vetë në mbledhjen e djeshme s’kishte përgjigje për problematikat teknike. Duhej të ishte bërë minimalisht kapsulimi i mbetjeve.

Mund të ndodhin zjarri herë pas herë, pasi sipërfaqja është e madhe duke çliruar gazra e duke marrë flakë. Çfarë masash duhet të kishit marrë, pasi  u ishte thënë me kohë që do të ndodhte. S’ishte zjarri i parë.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të përfaqësuesve të mazhorancës dolën, dy prej tyre për të marrë një zgjidhje emergjente, dhe ato vetë po e kuptojnë që ka kaluar kohë, është diçka abuzive dhe totalisht e parregullt, po e pranojnë që këtë duhet ta rregullojmë, pavarësisht anës politike. Për qytetarët e Elbasanit. Bashkia e Elbasanit ishte evazive në përgjigje.

Situata është më e rëndë se 10 vite më parë, për shkak të situatës që ndodhej. Sasia është akoma më e madhe, pranë zonës së banuar, buzë lumit Shkumbin, po shemben barrierat mbrojtëse e po ndoten dhe ujërat, katastrofë mjedisore. Po flasim për jetë, ajrin, jo vetëm për diçka që dikush e sheh ndryshe. Ka të bëjë me mbarëvajtjen e qytetit, jo vetëm për Elbasanin po për të gjithë vendin.

Vazhdon akoma Prokuroria të marrë masat e duhura, informacioni është shumë i pakët. Ne presim të dhëna të qarta mbi hetimin, kjo kauzë do shkojë deri në fund. Nëse Prokuroria s’merr masat e duhura do shkojmë më tej që dikush të mbajë përgjegjësi e të japë zgjidhje përfundimtare.

Vendosëm të ngremë një komision të përbashkët për të bërë analizat e duhura e të gjejmë zgjidhje të shpejtë. Zgjerimi i territorit për mbetjet që të mos kemi problematikë me zjarret e të mos kemi mbetje kudo. Ne presim të marrim mendime dhe sugjerime, ekspertë të duhur për zgjidhje imediate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco