Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Dështimi i turizmit shqiptar, Vasili: 'Tullumbacet e propagandës' së Ramës u shfryhën menjëherë

Dështimi i turizmit shqiptar, Vasili: 'Tullumbacet e propagandës' së Ramës u shfryhën menjëherë

11:43, 30/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim të fundit në Facebook, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin katastrofik të turizmit shqiptar, një sektor me potencial të jashtëzakonshëm, por që sipas tij po shkatërrohet pa mëshirë nga qeveria e Edi Ramës.

Vasili thekson se ky vit është një nga më të dështuarit për turizmin në Shqipëri, duke nënvijuar se pasojat afatgjata të këtij dështimi janë të pallogaritshme.

Në postimin e tij, Vasili kritikoi ashpër premtimet e pa baza të qeverisë, duke e quajtur propagandë bosh "tullumbacet" e Ramës për zhvillimin e turizmit dhe arritjen e 30 milionë turistëve deri në vitin 2030.

Sipas tij, korrupsioni dhe mungesa e profesionalizmit janë përgjegjës për situatën alarmante, ku plazhet private dhe infrastruktura e papërmirësuar kanë çuar në një gjendje katastrofike.

Pjesë nga deklarata e plotë:

Është fakt shumë dëshpërues që ky vit është më shumë se një dështim për turizmin shqiptar. Pasojat afatgjata të këtij dështimi janë të pallogaritshme.
Tullumbacet e propagandës së Ramës u shfryhën menjëherë sepse korrupsioni dhe mungesa e thellë e profesionalizmit vetëm këtë fund kanë.
Pallavrat e Ramës, që thoshte: "Jemi në Champion Ligen e Turizmit Botëror dhe që në 2030 do të arrinim 30 milion turistë", janë vetëm rekordet de ku mund të arrijë një propagandë idiote.
Në vend të një analize kritike, bazuar vetëm mbi indikatorë realë dhe standarte, Rama dhe të paaftët që e rrethojnë, ju falin plazhet privateve, infrastruktura dhe trafiku rrugor mbeten në një gjendje katastrofike, uji mungon, plehrat janë një turp tjetër i madh.
Me pak fjalë, s’behet fjalë fare për asgjë profesionale, por për improvizime dhe spontanitet që s’ka aspak të bëjë me një industri turistike që synon shumë miliona turistë.
Po ç’bëjnë ndërkohë fqinjët dhe njëherazi rivalët tanë në Ballkan?
Me punë shumë profesionale, shumë të organizuar dhe të bazuar vetëm mbi standarde ndërkombëtare, Greqia, Kroacia e Mali i Zi vetëm përparojnë pa u ndalur.
Greqia pati në 2024 plot 40.7 milion turiste dhe 241 milion fjetje me mesatare 6 ditë për person.
Kroacia pati 21.3 milion turiste, 108.7 milion netë fjetje me mesatare 5 netë fjetje për turist.
Mali i Zi pati 2.607 milion turiste, 15.594 milion netë fjetje me mesatare 6 netë për turist.
Shqipëria ka pasur gjoja 11.7 milion turiste me 7.4 milion netë fjetje, pra 0.6 netë për turist.
Treguesit janë kokëfortë dhe Edi Rama është thjesht një fatkeqësi që drejton këtë vend dhe po shkatërron një pasuri kaq të madhe të paçmueshme si turizmi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco