Berisha: Kodi i ri liron të dënuarit e përjetshëm vetëm pse janë enturazhi i Ramës, ndërkohë që burgos qytetarët për një parkim të gabuar

12:58, 28/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një deklaratë të fortë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu kritika të ashpra ndaj ndryshimeve të fundit në kodin penal të Shqipërisë, duke i cilësuar ato si një akt të manipulimit të drejtësisë për interesa politike dhe mafioze.

Sipas Berishës, ky kod i ri është një shprehje e një sistemi të padrejtë, ku qytetarët e zakonshëm, për një parkim të gabuar, mund të përfundojnë në burg, ndërkohë që zyrtarët e lartë të shtetit shpëtojnë nga dënimet, pavarësisht pasurisë së paligjshme dhe abuzimeve të tyre.

Ai theksoi se ky kod ka lënë në hije drejtësinë për viktimat, duke i dhënë mundësi vrasësve të rrezikshëm të dalin nga dënimi i përjetshëm, dhe kjo vetëm për shkak se ata janë pjesë e enturazhit të qeverisë. 

Fjala e tij:

Pa asnjë debat paraprak të gjerë, paraqesin këtu arkitekturën e plotë të kodit penal të diktaturës komuniste në raport me lirinë e fjalën dhe dënimin, trajtimin e qytetarëve.
Sot me këtë kod, qytetari shqiptar dënohet me burg për një parkim të gabuar.
Me këtë kod, qytetari shqiptar burgoset për një kundërshtim që i bën një polici pijanec apo të droguar.
Sot qytetari shqiptar dënohet me dhjetëra vite në qoftë se i ka marrë ndërmarrjes 1 milion lekë. Ndërkohë që zyrtari i lartë duhet të vjedhë qindra milionë që të marrë dënimin që meriton.
Ky është kodi i përçudnive të mëdha.
Por nuk janë vetëm këto.
Pra, është kodi që vrasësit serialë i nxjerr nga dënimi i përjetshëm dhe u jep një shans të dytë, në një kohë kur në të gjitha ligjet, dhe sot në ligjet e vendeve demokratike të botës, ata marrin dënimin me vdekje.
Dhe në qoftë se pyeten qytetarët sot, janë të gatshëm të votojnë për rivendosjen e dënimit me vdekje.
Por meqenëse ka ndodhur që këta janë enturazhi i Edi Ramës, dhe qeveritarëve të tjerë, atëherë duhet të bëjmë ligjin që këtyre t’u japim një shans të dytë.
Shans të dytë atij që ka vrarë në gjumë tjetrin.
Dhe ajo që është vrarë në gjumë, apo ai që është vrarë në gjumë, është i 10-ti apo i 12-ti që kanë vrarë.
Për këta, Ulsiu dhe Edi Rama na dalin si të civilizuar para qytetarëve që po bëjmë një kod.
Kodi është kryekëput infrastrukturë ligjore e narkoshtetit të instaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco