Lajmi i fundit

E ngatërruan me një person me precedent, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi

SYRI TV/ Shefi i policisë dhunon kamarierin në Vlorë, Rama del mbi drejtësinë dhe bën 'gjyqin'

19:26, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhunimi i kamarierit 18-vjeçar nga shefi i policisë ngjalli reagime të forta në rrjetet sociale, edhe për masën minimale të ndërmarrë për pezullimin e tij nga detyra.

Pas reagimeve të shumta kundër aktit të rëndë, kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë me anë të një statusi, ku ka konfirmuar edhe njëherë se institucionet veprojnë me urdhër direkt nga ai, e nuk analizojnë rastin apo provat për një ngjarje të caktuar. Ndërsa Drejtori I Përgjithshëm I Policisë Ilir Proda, njoftoi pezullimin, kryeministri Edi Rama njoftoi përjashtimin e menjëhershëm të tij, madje e çoji edhe në gjyq.

Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.” shkruan Rama.  

Më herët, lideri i opozitës Sali Berisha ka dënuar aktin e rëndë, duke publikuar edhe mesazhin denoncues të qytetari dixhital

Akt dhune dhe krimi! Ish-shefi i krimeve në Vlorë godet kamarierin 17 vjeçar për fajin e vetëm se ju solli një shishe uji tepër! Dënoj me forcën më të madhe këtë dhunë të shëmtuar ndaj të riut në shërbim.”, shkruan Berisha.

Dhuna e Policisë ndaj një kamarieri vjen në një kohë, kur ngjarjet kriminale kanë tronditur jugun e vendit. Ndërkohë që policia duhet të garantonte sigurinë në këtë periudhë, bëhet protagonist e dhunës dhe ngjarjeve kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco