Lajmi i fundit

E ngatërruan me një person me precedent, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi

‘Shqipëria, e vetmja në Ballkan që digjet’/ Cani: Situatë apokaliptike, katastrofë mjedisore e kombëtare!

17:24, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për ekspertin e pyjeve, Hasan Cani, ajo çfarë po ndodh me situatën e zjarreve në vendin tonë, është skandaloze dhe tregues i mosmenaxhimit nga ana e institucioneve shtetërore.

Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e pasdites, Cani tha se situata me zjarret është një fenomen që ndodh çdo vit, duke rrezikuar jo vetëm pasuritë natyrore të vendit tonë, por edhe banesat e qytetarët.

Cani theksoi se Shqipëria ndodhet në një situatë apokaliptike me zjarret, një katastrofë tejet e rëndë për ekonominë kombëtare dhe jo vetëm, pasi vendi ynë është i vetmi në Ballkan që digjet.

Masat parandaluese, sipas Canit nga ana e qeverisë kanë qenë zero dhe inekzistence, duke mos pasur as edhe mosorganizim në bazë të njësive pyjore.

I gjithë vendi në flakë e zjarr. Nëse e shohim vendin tonë nga avioni i ngjan një grope gëlqereje që vetëm digjet, kanë arritur deri te banesat, po digjet pasuria natyrale. Shqipëria ndodhet në një situatë apokaliptike me zjarret, katastrofë për ekonominë kombëtare dhe jo vetëm, i vetmi vend në Ballkan që digjemi e piqemi.  Mosmenaxhimi siç duhet i zjarreve dhe mosmarrja e masave paraprake për t’i paraprirë situatës së zjarreve.

Menaxhimi i fondit pyjor kushton, por mosmenaxhimi kushton shumëfish. Është rezultat i një mungese vullneti politik, mungesë strategjie kombëtare e integruar. Kalimi i fondit pyjor e kullosor në pronësi të kryebashkiakut, ka bërë që situata të jetë kjo ku jemi sot. Të mos ketë asnjë masë për fondin pyjor e kullosor.

Mungesë menaxhimi e organizimi të strukturave. I kemi larguar të gjithë ekspertët e pyjeve, kemi mosorganizim në bazë të njësive pyjore e për të marrë masa parandaluese, të cilat janë 0 e inekzistente. S’ka vullnet politik nga qeveria. Emergjencat civile kanë rol të madh, duhet të bëjë plan veprimi qeveria. Të jenë me pajisje e të kenë specialistin e pyjeve me grupe pune të përhershëm që të shkojë direkt me mjete. Zjarri fiket kur ka marrë mali ose që s’mund të fiket më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco