Kepi: Arkitekti i Edi Ramës për ‘Tiranën 2030’ ka tre procese hetimore në Itali

17:00, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Gazetarja Alba Kepi, në një intervistë në SYRI TV me moderator Arnold Kariqin tha se arkitekti italian Stefan Boeri i cili ka projektuar ‘Tiranën 2030’ ka tre procese hetimore nga Prokuroria e Milanos. 
Kepi theksoi se arkitekti italian i Ramës, akuzohet në Itali, për mashtrim dokumentacioni, abuzim me ndërtimet dhe ekspansion të pakontrolluar në sektorin e ndërtimit në qytetin e Milanos.
Është një reportazh i një gazetareje italiane, e cila ka ardhur në Tiranë, ka qëndruar dy ditë dhe gjithçka ka nisur me këtë hetim të tretë që prokuroria e Milanos ka hapur ndaj arkitektit të njohur Stefan boerit. Por dhe ajo që ka përcjellë SYRI TV mbi atë çfarë modeli Milano është projektuar dhe po shihet në Tiranë. Kjo pa dyshim ka krijuar interesin e gazetarëve dhe kolegëve italianë, të cilët kanë vijuar jo vetëm me reportazhet por dhe me investigimet e tyre që projektet që Stefan Boeri ka në Tiranë. Është një reportazh, i cili gjerësisht analizon atë çka gazetari shikon. Një qytet, një Tiranë të betonizuar, një qytet me shumë pallate, kulla të larta por të pabanuara. Një qytet i cili është projektuar në bazë të një projekti Tirana 2030, hartuar nga Stefan Boeri. Por në vend të një gjelbërimi të premtuar të Master Plan ka dokumentuar se ka vetëm kantiere të hapura, ndërtesa të hapura dhe një transformim të qytet. Mendoj që është një reportazh që ka hedhur vëzhgimin kritik dhe mbi lidhjet mes Stefan Boerit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Duke nisur që nga viti 2005 kur Stefan Boeri ka shkruar në faqet e së përditshmes italiane ‘La Republica’ për lavdërime për kryebashkiakun e Tiranës së asaj kohe Edi Rama. Dhe më pas është vijuar me një vizitë që Beori ka bërë në 2009 në Tiranë, si drejtor i revistës ‘habitare’ dhe më pas me një forcim të miqësisë së tyre që ka ardhur deri në konkretizimin e këtyre projekteve madhore që janë firmosur nga arkitekti italian. 
Por unë dua të citoj vetëm tre motive se kemi një interesim të tij dhe të medias italiane mbi atë çfarë po ndodh në Shqipëri. Pasi u bënë dy vite që Stefan Boeri ka tre procese hetimore të hapura nga Prokuroria e Milanos. Procesi i parë ka të bëjë ndërtimin e bibliotekës evropiane në qytetin e Milanos, që flitet për një mashtrim sa i takon dokumentacionit dhe ndërhyrjes sa i takon këtij projekti. 
Kemi të bëjmë me një projekt tjetër që ka të bëjë me ‘Bosvon Avilio’ që kemi të bëjmë me një abuzim ndërtimor me projektin e hartuar të Boerit. Dhe hetimi i tretë të prokurorisë së Milanos vetëm 10-ditë me parë, që ka të bëjë me një ekspansion të pakontrolluar në sektorin e ndërtimit në qytetin e Milanos dhe mënyrën se si Stefan Boeri, falë lidhjeve të tij me politikën jo vetëm ishte konsulent pranë grupeve të ndërtimit në qytetin e Milanos. Por kjo lidhje e tij me politikën, influenconte që Bashkia e Milanos bënte që të aprovoheshin ato projekte ku ai vetë ishte konsulent
.” tha Kepi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco