Zjarret në Gjirokastër/ Shehu: Zjarrfikësit ecin 6 orë në këmbë, shteti i pajis me shkurre...

Zjarret në Gjirokastër/ Shehu: Zjarrfikësit ecin 6 orë në këmbë, shteti i pajis me shkurre...

14:52, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar me tone të ashpra lidhur me situatën e menaxhimit të emergjencave në Qarkun e Gjirokastrës, duke e cilësuar si një “kriminalçorganizim” të zjarrit.

Sipas tij, zjarrfikësit detyrohen të ecin deri në 6 orë në këmbë për të përballuar flakët në malin e Zhulatit, të pajisur jo me mjete moderne, por me shkurre si “armë” kundër zjarrit. Ai denoncon mungesën e logjistikës, faktin që helikopterët detyrohen të kthehen në Tiranë për karburant, si dhe premtimet boshe për ndërtimin e një qendre emergjencash në aeroportin e Gjirokastrës. Sipas Shehut, kjo situatë po rrezikon mjedisin, bagëtitë dhe jetesën e barinjve në zonë.

Statusi i plotë në FB:
Qarku i Gjirokastres, Kriminal corganizimi i organizuar i emergjences kundra zjarrit!
Forcat zjarrefikese detyrohen te udhetojne 6 ore me kembe per tu ballafaquar me zjarrin ne Malin e Zhulatit.
Dhe atje ne “lufte” me ato vatra zjarri shume te perhapura kane si mjet “modern” tufat e shkurreve.
Asnje mbeshtetje reale per levizjen e tyre dhe perpjekjet efikase kunder zjarrit.
Nderkaq nje helikopter, qe vjen nga Tirana per zonat e Jugut detyrohet te rikthehet nga ka ardhur per tu furnizuar me karburant.
Levizje ne boshllek, kohe e humbur, karburant i harxhuar pa efektivitet.
Ndersa prej vitesh flitet per nje “Qender mbeshtetese” per te tilla urgjenca ne Aeroportin e Gjirokastres.
Por qe fatkeqesisht keto bijen ne “veshin e shurdher” te ketij rregjimi, qe vetem degjon e gllaberon per interesat e individeve te tij.
Qe keqperdor perpjekjet e sakrificat e punonjesve te forcave zjarrfikese, te cilat si individe duhen pergezuar.
Duke shkaterruar keshtu ambjentin e pyjet.
Duke rrezikuar stanet, bagetite e barinjte, qe tashme aty jane vendosur per sezonin veror te blegtorise.
Krim shume dimensional ky!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco