VIDEO/ Tabaku nga Como: Integrimi është detyrë kombëtare dhe PD e gatshme të punojë për të

19:46, 26/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherazi Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, ndodhet në Como të Italisë ku po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të CDU, EPP dhe partnerëve të tjerë strategjikë të Shqipërisë.

Me anë të një video mesazhi Tabaku thotë se, duhet të nisë një debat kombëtar për integrimin e vendit në BE.

‘Shqipëria është në një fazë dhe moment delikat: integrimi nuk është slogan! Nuk është platformë propagande! Integrimi është vullnet politik për reformat që i duhen Shqipërisë dhe përmisojnë jetën e shqiptarëve!

Reformat duan konsensus dhe përfshirje të opozitës! @pdshqiperi ka qenë e gatshme të punojë mbi këtë princip! Për ne integrimi Shqipërisë është detyrë kombëtare dhe jo faqja e librit të propagandës!’, shprehet Tabaku në mesazhin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco