Boçi: Shembja e Piramidës dhe Pallatit të Kongreseve, shkatërrim i trashëgimisë dhe nënshtrim ndaj oligarkisë

Boçi: Shembja e Piramidës dhe Pallatit të Kongreseve, shkatërrim i trashëgimisë dhe nënshtrim ndaj oligarkisë

14:03, 26/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një postim në Facebook, shprehu shqetësimin e tij të thellë për fatin e monumenteve kryesore të Tiranës, duke i cilësuar si shenja të një “kulti të vdekjes” që po zëvendësohet në mënyrë agresive nga një “kult i jetës” të privatizuar dhe të betonizuar.

Ai theksoi se shembja e Piramidës dhe rreziku i zhdukjes së Pallatit të Kongreseve janë tregues të qartë të një politike që në vend që të ruajë dhe valorizojë historinë dhe trashëgiminë, synon të përfitojë ekonomikisht duke fshirë kujtesën kolektive të qytetit.

Ky fenomen është reflektim i një beteje simbolike mes dy kohërave: kulti i vdekjes, që pasqyrohej në Piramidën e Hoxhës si shenjë e dhunës dhe nënshtrimit, dhe kulti i jetës, i përfaqësuar nga Pallati i Kongreseve, i cili në dekada pas transformimeve shërbeu si qendër e jetës kulturore dhe politike të qytetit.

Sot, të dy këto simbole rrezikojnë të zhduken, duke nxjerrë në pah konfliktin mes ruajtjes së trashëgimisë dhe interesave të oligarkisë ekonomike në kryeqytet.

Postimi i plotë:

KULTI I VDEKJES DHE KULTI I JETËS
(Piramida vd Pallati i Kongreseve)
Në 2011 u hodh ideja e ndërtimit të një parlamenti të ri si domosdoshmëri e pasqyrimit të kalimit vendit tanshmë në një epokë tjetër.
Vendi i zgjedhur ishte simbolik, Piramida e Hoxhës.
Virtualisht vendvarrimi i faraonit komunist. E cila , me potencën e vdekjes brenda saj, reflektonte e impononte zymtësi, dhunë dhe nënshtrim.
Edhe sot megjithë kubet përqark i ngjanson një varri gjigand me ngjyra si kult i vdekjes.
Projekti parashikonte një përshtatje arkitekturore të Piramidës dhe jo shkatërrimin e saj.
Por reagimi i së majtës, i mbarsur me emocionet e nostalgjikëve komunistë dhe e mbështetur nga OJF-të soroiste ishte kundërshtues në emër të rrënjëve të saj ideologjike. Televizionet u çanë atëhere për vlerën historike e arkitekturore të saj, mgjs godina e re do ishte krejt në shërbim publik.
Sali Berisha me urtinë e një shtetari bëri një hap pas.
Me ardhjen e së majtës Piramida, pasi u la të degradohej, në emër të rijetësimit, u shndërrua në një shumësi bar- kafesh e dyqanesh pa lidhje dhe pa sens .
Paraja në harmoni me kultin e vdekjes u sanksionuan.
Në 2025, pas shumë viteve pushtet të së majtës e uri për troje me fitime marramendëse e për pastrim parash, sytë e Ramës e pushtetit të tij u ngulën tek Pallati i Kongreseve.
I vendosur në krah pak larg nga Piramida, Pallati për kohën, megjithëse u ndërtua për kongreset e Partisë së Punës, u shndërrua për shkak të multifunksionalitetit, në një Kult të jetës si antipod i Piramidës.
Në fakt ishte e vetmja ndërtesë që solli pak perëndim atokohë në kompleksin e ndërtesave ruse të komiteteve dhe harmonizohesh ndonëse jo dhe aq shumë, me kompleksion italian të Universitetit.
Në vitet e demokracicë ajo forcoi kultin e vet të jetës dhe grumbolloi rreth vetes vlera të pathëna historike e kuturore dhe me gjërë.
Por megjithatë pushteti si armik i historisë dhe trashëgimisë ka vendosur që këtë Kult jete ta varrosë.
Habitem me nostalgjikët që nuk reagojnë e aq më shumë me të majtët që lidhjen me këtë ndërtesë e kanë më të fortë se me Piramidën.
Po OJF-të e famshme ku janë për të mos folur per mediat e famshme?!!
Dhe e gjitha kjo që po ndodh nuk është një rastësi.
Kur pushteti shemb një godinë simbolike, nuk po bën thjesht spastrim e historisë por po betonon të tashmen e vet.
Vendimi i Këshillit Bashkiak për ta transferuar Pallatin e Kongreseve tek Ministria e Ekonomisë, me pretekstin e “modernizimit”, është vula zyrtare që Tirana mund të shembë çfarë të dojë, sa herë t’i duhet një parcele tjetër për PPP-në e radhës.
E kjo është per të vënë duart në kokë.
Tashmë vetë Korporata e Investimeve Shqiptare e ka futur pallatin në listën e ankandeve.
Projekti parashikon zhdukjen e strukturës ekzistuese dhe ngritjen e një kompleksi kullash luksoze përballë Presidencës.
Çmimet e larta të tokës në qendër ia garantojnë fitimin e oligarkisë ndërsa qytetit do i mbetet vetëm hiri i historisë.
Fjalori zyrtar dhe ketu sikurse për Piramidën flet për “rikonstruksion” dhe “qasje multifunksionale”.
Por kur përvojat e Teatrit Kombëtar apo Stadiumit Qemal Stafa përfundojnë në kulla dhe qendra tregtare, askush nuk e beson më këtë melodramë.
Skenat e shembjes së Teatrit e parashikojnë mirë dramën që po përgatitet.
Drama ka dhe Ironinë therëse brenda:
godina që u ngrit për kongreset e Partisë së Punës, tani shpallet nga pasardhësit e partisë së punës si pengesë për “zhvillim ekonomik”.
Në vend që Tirana të pajtohet me të kaluarën, regjimi i sotëm sakrifikon kujtesën për ta konvertuar atë në metra katrorë premium.
Urbanistët paralajmërojnë se modeli i kullave po gllabëron identitetin historik të kryeqytetit dhe përjashtimi është bërë normë, ndërsa ligji i planifikimit një letër pa vlerë.
Nga ky absurditet qytetari humbet nga dëshirat agresive të pushtetit:
-Truallin publik.
Një hapësirë që u shërbente qindra eventeve kulturore zhduket dhe zëvendësohet nga lobi i një hoteli 40-katësh.
-Narrativën e të përbashkët.
Festivalet, panairet, kongreset që lidhën brezat do të mbijetojnë vetëm në kronika arkivi.
-Shansin për rikuperim kritik. Mund ta rinovohej pa e fshirë. Por Rama zgjodhi shitjen për fitim dhe që historia të mos flasë më.
Ka dhe diçka akoma më shqetësuese brenda kësaj arrogance arkitekturore.
Nëse ky precedent kalon pa rezistencë, lista e viktimave do të zgjatet: TVSH, godinat universitare, çdo truall me vlerë ekonomike tjetër do shembet, krahas atyre që janë shembur dhe që i është vënë syri.
Regjimi asnjëherë nuk shemb diktaturën, siç mund ta thotë propaganda, mos keni iluzione.
Ai përdor justifikimin banal për të legjitimuar zhvatjen e sotme.
Kulti i vdekjes për pushtetin e sotëm e Ramën vetë është më i fortë dhe i rëndësishëm se kulti i jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco