Drafti i Kodit të ri Penal/ Gjokutaj tregon mangësitë: U la jashtë Dhoma e Avokatisë

Drafti i Kodit të ri Penal/ Gjokutaj tregon mangësitë: U la jashtë Dhoma e Avokatisë

20:19, 25/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati, Genc Gjokutaj, në një intervistë në SYRI TV me moderator Edvin Parrucën komentoi draftin e ri të Kodit Penal që u prezantua sot, nga drejtori i shkollës së magjistraturës Arben Rakipi dhe u mbështet nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Gjokutaj thekson se në ndryshimet e propozuara në draftin e ri të Kodit Penal nuk ka marrë pjesë hallka më e rëndësishme e sistemit të drejtësisë, Dhoma e Avokatisë.

Gjokutaj tha se ndryshimet në Kodin Penal që janë hedhur për diskutim janë bazuar vetëm në kurbën e kriminalitet,  kjo është e gabuar sepse kurba e kriminalitetin ndryshon çdo muaj.

“Sigurisht qĂ« Kodi Penal ka nevojĂ« pĂ«r ndryshime, dhe kur ndryshimet janĂ« cilĂ«sore i pĂ«rgjigjen drejt pĂ«r sĂ« drejti realitetit, kurbĂ«s sĂ« kriminalitetit, llojet e veprave penale dhe kjo pĂ«rsos mĂ« tej sistemin.

Por drafti është shumë i mangët në kuptimin e njësive në mënyrën e formulimit të këtyreve ndryshimeve sepse thuhet aty që një nga risitë është risia restauruese.

Kodi Penal është një kod që nuk hartohet çdo muaj ose çdo vit ose dy tre vjet, flitet për një kod që përfshin një rrafsh kohor shumë të gjatë.

Imagjinoni që në këtë ekspertizë nuk është përfshirë dhoma e avokatëve të Shqipërisë dhe posaçërisht ne kemi Maksim Haxhia një profesor doktor në fushën penale dhe unë e kam pasur profesor të së drejtës penale.

Në të gjithë këto vite kontributi i tij ka qenë i pazëvëndësueshëm në pasurimin dhe në trajtimin e këtyre problemeve dhe ai nuk është përfshirë në këtë debat. Këto janë shmangie me dashje sepse ka dispozita atje që Dhoma e Avokatisë nuk mund ti tolerojë. Pra shtuar këtu dhe 84 vota që ai (shenim: Edi Rama) ka për ta kaluar në kuvend atëherë siç jemi mësuar ta shikojmë ky nuk ka problem të bëjë një Kod Penal.

KĂ«ta e shikojnĂ« si politike, Kodin Penal, qĂ« nĂ«se ne sot kemi njĂ« fluks krimesh tĂ« caktuara duke parĂ« kĂ«tĂ« kod ta forcojmĂ«.  Ai fluks mund tĂ« bjerĂ« pĂ«r katĂ«r muaj dhe duhet njĂ« Kod Penal i cili tĂ« jetĂ« i kompletuar.” tha Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco