Dorëheqjet e drejtuesve lokalë/ Luan Baçi: Turp dhe mungesë dinjiteti! Të gjithë duhet të jenë nën hetim

10:16, 25/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ndaj valës së dorëheqjeve në njësitë vendore, duke i cilësuar ato jo si akte reflektimi, por si prova të heshtura të korrupsionit dhe frikës nga ndjekja penale.

Në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, ai tha se dorëheqjet e detyruara janë turpëruese dhe përbëjnë një pranim të heshtur të fajësisë. Ai kërkon nisjen e hetimeve nga prokuroria për të gjithë drejtuesit vendorë që kanë dhënë dorëheqje, duke përfshirë edhe rastin e Bashkisë Fier.

LUAN BAÇI: Dhënia e dorëheqjes në mënyrë të detyruar publikisht është një turpërim, është një mungesë integriteti, mungesë dinjiteti, e meritojnë një gjë të tillë. Por këta nuk meritojnë thjesht dorëheqjen, këta meritojnë dorëheqjen dhe që të gjithë duhet të jenë nën hetim nga prokuroria. Dhe prokuroria nga këtu duhet të nisë hetimin. Të gjithë ata drejtues bashkie, drejtues institucionesh, kryetarë të njësive vendore që pranojnë dhe japin dorëheqjen në mënyrë të detyruar, pranojnë ‘de fakto’ që janë të korruptuar, pranojnë që janë në shkelje të tilla në punët e tyre që në qoftë se do ti çojnë në prokurori, ata do të venë drejt burgut.

Kjo i detyron të pranojnë dorëheqjen dhe prokuroria me këtë rast duhet të fillojë hetimin kryesisht për të gjithë kryetarët e njësive vendore të të gjitha bashkive të republikës.

Pra, pranimi i dorëheqjes në mënyrë të detyruar ka pranuar de fakti që janë të korruptuar. Shumë e thjeshtë situata.

Ndërsa për rastin në fjalë, po i kthehem dhe njëherë për mua nuk është lajm. E dinë gjithë qytetarët e Fierit që është vjedhur në atë parkim por nuk janë përgjegjësit kryesorë dy zonjat dhe dy zotërinjtë, por është kryetari i Bashkisë. Sepse pa urdhrin e Kryetarit të Bashkisë, zotit Subashi, nuk mundeshin të bëhen veprime të tilla.

Bela patjetër që e di se Subashi nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme. Ndoshta i intereson që Subashin ta heqë edhe para kohe me gjithë këto skandale që janë, megjithëse mora vesh që edhe Subashin e kanë thirrur në Prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco