Debatet në Këshillin Bashkiak/ Pano: Veliaj tani është i pandehur zyrtarisht, por mazhoranca nuk lejon diskutime për këtë çështje

20:16, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë për Syri TV me moderator Edvin Parruca, anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, komentoi debatet e ashpra që zhvilluan gjatë mbledhjes së sotme të këshillit. 

Pano theksoi mungesën e dëshirës së mazhorancës për të diskutuar lirshëm dhe rëndësinë e pranisë së mediave në seancë, një hap që sipas tij ishte i pazakontë dhe i mirëpritur.

“Temperaturat ishin të nxehta jo vetëm jashtë, por edhe brenda sallës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku kishte debate, diskutime dhe herë pas here edhe diskutime të nxehta përsa i përket çështjeve të cilat ne kemi kohë që kemi ngritur zërin tonë. Prej 2 muajsh tashmë ne kemi kërkuar që të bëhet një diskutim mes grupeve të këshilltarëve përsa i përket statusit të Veliajt. Nëse deri përpara një jave ai ishte nën hetim, por ishte në paraburgim dhe nuk mund të kryente dot detyrat e tij si në funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Nga dje ai është një person i pandehur me akuza zyrtare. Kishim një diskutim mbi situatën kaotike ku bashkia e Tiranës ndodhet. Nuk është një gjë e re që anëtarët e mazhorancës në Këshillin Bashkiak nuk duan debat, nuk duan diskutim dhe opozitës i cenohet fjala e lirë. Ajo që ia vlen për t’u cilësuar është se sot u lejua pjesa e mediave dhe gazetarëve që të ishin pjesë e seancës, gjë që nuk ka ndodhur më parë”, tha Pano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco