SYRI TV/ Berisha: Edi Rama bleu vota me 450 leje ndërtimi, lejet janë firmosur nga...

18:52, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi Edi Ramën se ka blerë votat duke u dhënë 450 leje bandave më të rrezikshme të narkotrafikut. Berisha tha se Rama shpërbleu kartelin Troplini për blerjen e votave duke u dhënë 40 mijë metër katrorë tokë publike për ndërtimin e kullave te stadiumi i Durrësit. Lideri demokrat bëri një tjetër denoncim të fortë, sipas të cilit karteli i Sinaloas dhe karteli i ‘Hakmarrjes për Drejtësi’ kanë marrë leje ndërtimi në zonat më të mira në Himarë dhe Vlorë. Po ashtu ai përmendi edhe lejet e dhëna për Altin Hajrin dhe klanin Çela në Elbasan.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se bleu vota, duke iu dhënë 450 leje ndërtimi karteleve të drogës në Shqipëri. Nga selia blu, Berisha denoncoi faktin se kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e AZHT, Adelajda Roka, kanë firmosur lejet për persona me precedent penal, të cilët kanë qenë në shërbim të mazhorancës socialiste në 11 maj.

Berisha renditi kartelet kriminale të cilat janë shpërblyer nga Edi Rama, ku theksoi se në Durrës Troplinët dhe Hajrët kanë marrë leje ndërtimi.
Berisha publikoi dokumentet të cilat vërtetojnë se edhe klani i Suel Celës, i cili ka qenë në shërbim të mazhorancës socialiste, ka përfituar nga qeveria socialiste.

Lideri i opozitës tha se në zonat më të mira të Himarës dhe Vlorës, lejet e ndërtimit janë marrë nga karteli i Sinaloas dhe atij i Hakmarrjes për Drejtësi.
Sali Berisha deklaroi se të gjitha ndërtimet janë ngritur mbi drogën, krimin dhe grabitjen e votave të qytetarëve shqiptarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco