Kryetari i PD, Sali Berisha ka preferuar të qëndrojë larg komenteve, lidhur me atë se çfarë po ndodh mes dy aleatëve të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj.
Në konferencën me median në selinë blu, Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me debatet e brendshme Lapaj-Shabani, për të cilën tha se nuk pranon ta komentojë, ndërsa shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me çdo forcë opozitare.
Asnjë koment nuk do ti lejoj vetes të bëj, për një debat të brendshëm midis dy eksponentëve të një koalicioni.
Mendoj se nuk më takon të komentoj debatin e tyre...
...Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjitha forcat opozitare, por lidhur me kandidaturën ajo do jetë objekt diskutimi.
© SYRI.net