Berisha: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor dëshmi e një nënshtrimi total politik të atyre gjykatësve që vetëm ligjin nuk respektojnë

Berisha: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor dëshmi e një nënshtrimi total politik të atyre gjykatësve që vetëm ligjin nuk respektojnë

14:24, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Kolegjit Zgjedhor, duke e cilësuar atë si një provë të qartë të kapjes politike të drejtësisë.

Sipas Berishës, gjyqtarët që morën këtë vendim nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe drejtësinë, por janë në shërbim të plotë të qeverisë dhe të farsës zgjedhore që është më e shëmtuara në historinë e vendit.

“Partia Demokratike do të ndërmarrë të gjitha betejat që shqiptarët të votojnë të lirë. Ky vendim është dëshmi e nënshtrimit total politik të atyre gjykatësve që vetëm ligjin nuk njohin dhe nuk respektojnë. Ata mbrojnë qeverinë, mbrojnë farsën zgjedhore dhe bëhen pjesë e saj. Kjo është e vërteta,” – deklaroi Berisha.

Pjesë nga deklarata:

Partia Demokratike do të ndërmarrë të gjitha beteja që shqiptarët të votojnë të lirë. 
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është dëshmi e një nënshtrimi të plotë dhe total politik të atyre gjykatësve që vetëm ligjin nuk njohin dhe nuk respektojnë.
Mbrojnë qeverinë, mbrojnë farsën zgjedhore më të shëmtuar në historinë e vendit dhe bëhen pjesë e saj. Kjo është e vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco