Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për Elbasanin, shpërfill provat për mbushje kutish dhe Trenin Bullgar

10:51, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri dhe përsëritje zgjedhjesh në qarkun e Elbasanit.

Kolegji vendosi të shpërfillë në këtë mënyrë provat e shumta për abuzime në këtë qark, që u kthye në simbol të farsës elektorale.

Opozita denoncoi disa herë me prova mbushjen e kutive në këtë qark.

Po ashtu u denoncua me fakte edhe praktika e Trenit Bullgar në Elbasan.

PD ka depozituar kërkesë në Kolegjin Zgjedhor për pavlefshmëri zgjedhjesh dhe përsëritje të tyre edhe për qarqet e Durrësit dhe Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco