‘Të gjitha pushtetet tek Sulltani’ Korreshi : Rama i bën këto që të zbrazë Shqipërinë…

10:42, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Të gjithë pushtet janë shkrirë në një”, kështu deklaroi gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi.
Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai deklaroi duke akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se tashmë. “nuk ka më ndarje pushtetesh, ato janë shkrirë në një, s’ka më pushtet qendror, vendor, gjyqësor”. “Tashmë i ka vetëm Sulltani të gjitha”.
 
Saimir Korreshi:
Të tregoj një rast. Ndodh një vdekje në Bubullimë në një fshat të Lushnjës, dhe qëllon Rama. I thonë ata se ky është njeriu ynë e mirë është ti kalojmë. Po thotë ti vemi. Ata i thonë se këtu ka një zakon që hidhet ndonjë lekë, një 10 mijë lekesh. Ai thotë se kush ka një 10 mijë lekësh se nuk kam. Kjo është edhe për të qeshur edhe për të qarë.

Ideja është se këta. Ky është i vetëm bashkë më Lulin që nuk u mbajtkan kurrë portofol në sensin që këta kanë arritur ç’të duan. Po të shikosh edhe gjithë këto heqjet e tyre është për të marrë kontroll me njerëzit e vet si në bashkinë Tiranë si në bashkitë e tjera, për t’ja vënë nën kontroll të gjithë drejtuesve që ai i ka vendosur pasi ndoshta ndonjë kryetar bashkie apo ndonjë administratë vendore nuk i është përgjigjur gjatë kohës së fushatës, ja ktheu me këtë monedhë duke i shkarkuar dhe duke u thënë se jam vetëm unë. Ka aq vota sipas tij, dhe thotë se unë di të vjedh mirë dhe këtë e bëj edhe pa ju. Kështu që pjesa e vjedhjes së votave dhe e kontrollimit tani…unë nuk e di çfarë mendon. Ai po hyn në gjenezë sepse nuk ka më rivalë, nuk ka më asgjë. Po hyn tek jo mikrobiologjia që quhet. Dhe unë mendoj se këtë e bën më shumë për hobi apo për ushqim popullor më tepër. Se shqiptarët arritën gjatë mandatit të tij 12 vjeçar që të mos thonë po pse të mos kem edhe unë.  Hiqja vetëm atij. Le të ngordh unë por le të ngordhë edhe komshiu. E kemi kthyer në një shtet spiun ku ke frikë të lësh makinën dyshe se të bëjnë fotografi e ta çojnë tek komisariati digjital. Apo komshiu që sapo lyen me bojë murin, prapë e çon, se kështu i mësoj ky tani.

Pra krijoi institucione të tilla sa për të kthyer në spiunë, vetëspiunë  dhe për ti kthyer dhe futur në konflikt. Në fund fare ai këtë e bën për të përzënë shqiptarët një here e mirë nga Shqipëria...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco