‘Bushka duhej të ishte dorëhequr si kryetare e ‘Ligjeve’/ Hoxhaj: Rama e mori në mbrojtje, iu desh ta përdorte për të kaluar ligje të rëndësishme

09:07, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për gazetarin Julian Hoxhaj, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila zyrtarisht është marrë e pandehur nga SPAK, në kuadër të hetimeve të nisura ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, duhet të ishte dorëhequr që kur doli e përfshirë në dosjen hetimore të këtij të fundit.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Hoxhaj tha se lidhur me hetimet ku Bushka del në përgjime, nuk bëhet fjalë vetëm për paratë e taksapaguesve shqiptarë apo biznesmenëve, porse për donacione dhe projekte që shoqata Byla ka marrë nga ambasadat e huaja në Shqipëri, për të cilat kryetarja e Ligjeve është bashkëdrejtuese me bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Sipas Hoxhajt, Bushka u vendos nën mbrojtjen e kryeministrit Eddi Rama, për shkak se këtij të fundit i duhej që ta përdorte për të kaluar ligje të rëndësishme.

Nuk bëhet fjalë vetëm për paratë e qytetarëve apo biznesmenëve, nga dosja hetimore Klotilda Bushka del e implikuar në donacione e projekte që shoqata Byla ka marrë nga ambasada SHBA, britanike e BE. Implikimi im saj në hullitë ligjore të kësaj dosje është shumë më i madh.

Bushka duhet të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin e parë dhe duhej t’i ishte dhënë drejtësisë. Bushka u mor ne mbrojtje nga kryeministri Rama. Kishte interes të madh që ta mbronte.Duke qenë kryetare e Komisionit të Ligjeve, kishte mundësi ta implikonte në ligje të miratuara më pas. E përdori, dhe tani ia dorëzon drejtësisë.

Është e implikuar, se në dosjen Veliaj ka një kontribut të gjatë, është person që është bashkëudhëtare për përdorimin e  OJF-ve, pastrimin e parave njëjtë si Ajola Xoxa. Është bashkëdrejtuese e disa OJF e organizatave të saj, që me nisjen e karrierës së Veliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco