Heshtja për prokuroren Gjeli/ Gazetarja Lala: KLP e ‘tredhur’ përballë Edi Ramës!

Heshtja për prokuroren Gjeli/ Gazetarja Lala: KLP e ‘tredhur’ përballë Edi Ramës!

20:53, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja Klodiana Lala, e konsideron institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP si të ‘tredhur’ përballë arrogancës së kryeministrit Edi Rama, teksa iu referua linçimit publik nga ana e këtij të fundit për rastin e prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lala thotë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë, heshti përballë garantimit të pavarësisë së prokurororëve, në rastet kur këto të fundit përballen me akuza publike të pushtetarëve.

‘Ky këshill që duhet të garantojë pavarësinë e prokurorëve, karrierën, etj etj heshti. Sepse duhet të kesh shtylle kurrizore t’i kundërvihesh Edi Ramës’, përmbyll reagimin e saj, gazetarja Klodiana Lala.

Statusi

Kryeministri Edi Rama disa javë më parë shënjestroi prokuroren e Shkodrës Elsa Gjeli, si fajtoren kryesore të ndërtimeve pa leje në Theth. Mendimin tim për Thethin e kam shprehur publikisht dhe s’dua të ndalem sërish.

Por sot do merrem me Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ky institucion në dy njoftime radhazi kishte vendosur në rend dite çështjen Gjeli.

Por si me dredhi e shmangi. E hoqi nga rendi i ditës, teksa në Theth shembeshin njëra pas tjetrës ndërtimet pa leje, në një aksion që sigurisht dëshmonte arrogancë e forcë pushteti.

Ky këshill që duhet të garantojë pavarësinë e prokurorëve, karrierën, etj etj heshti. Sepse duhet të kesh shtylle kurrizore t’i kundërvihesh Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco