Strazimiri: Drejtësia e re me regji! Rama si Enveri, sakrifikoi bashkëpunëtorët për zullumet e tij

20:02, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, deputet i zgjedhur në 11 maj deklaron se Rama si Enver Hoxha po vret bashkëpunëtorët e tij me drejtësinë e re.

"Të pandehur janë të gjithë të sakrifikueshmit. Kështu është që në momentin kur ka nisur të veprojë drejtësia e re. Janë sakrifikuar degët e kalbura të një trupi të dekompozuar që është Edi Rama. Është drejtësi e re me regji. Si Enver Hoxha që ka vrarë bashkëpunëtorët e tij për zullumet që kanë bërë me kokën e tij" tha Strazimiri në një intervistë mbrëmjen e sotme për gazetarin Edvin Parruca në Syri Tv. 

Strazimiri tha se qeveria ka kapur mediat dhe vjedhur zgjedhjet, vërtetuar dhe nga raporti i OSBE/ ODIHR

Mediat në këtë vend i ka në dorë qeveria për shkak të interesave të pronarëve që kanë interesat e tyre. Ramës i intereson të mbushë studiot për të thënë që faji është pamjaftueshmëria e opozitës. Por vetëm përmes pamjaftueshmërisë së opozitës nuk mund të fitosh dot lirinë. Raporti i OSBE/ ODIHR ka shpjeguar se për të quajtur zgjedhje të lira duhen zbatuar 5 kriteret e Kopenhagenit. Ka fakte e prova se këto nuk janë zbatuar. OSBE/ ODIHR ka ngritur alarmin dhe e kanë quajtur farsë sepse nuk janë plotësuar në asnjë momen kriteret e Kopenhagen”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco