‘Media prezent’, Teliti: Qytetarët e Tiranës kanë të drejtën e transparencës për vendimet në emër të tyre!

‘Media prezent’, Teliti: Qytetarët e Tiranës kanë të drejtën e transparencës për vendimet në emër të tyre!

18:49, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa këshilltarët bashkiakë të Tiranës, kërkojnë pjesëmarrjen e medias në mbledhjet e Këshillit të Bashkisë, si formë e transparencës me qytetarët e publikun, për një nga anëtarët e këtij Këshilli, Dorjan Teliti, liria e medias është jetike.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku mes të tjerash publikoi edhe letrën drejtuar kreut të Këshillit Bashkiak, me firmën e tij dhe anëtarëve të tjerë demokratë të këshillit, Teliti thekson se është një e drejtë ligjore e medias, ndjekja drejtpërdrejt në sallë e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

‘E drejta e çdo qytetari për transparencë mbi vendimet që merren për ata dhe në emër të tyre, është e drejte kushtetuese!’, shkruan Teliti në platformën sociale, facebook.

Reagimi

Liria e medias eshte jetike.

E drejta e mediave per te ndjekur live ne salle mbledhjet e Keshillit Bashkiak te Tiranes eshte e drejte ligjore e tyre.

E drejta e cdo qytetari per transparence mbi vendimet qe merren per ata dhe ne emer te tyre, eshte e drejte kushtetuese!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco