Mori mandatin ‘motra’ e Lapajt/ Reagon Shabani: Adriatiku thotë se i qenka lut Rama për bashkëqeverisje

Mori mandatin ‘motra’ e Lapajt/ Reagon Shabani: Adriatiku thotë se i qenka lut Rama për bashkëqeverisje

16:28, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesi i ‘Nisma Thurje’, Endri Shabani ka reaguar pasi KQZ i dha mandatin e deputetes së koalicionit “Shqipëria bëhet’ motrës së Adriatik Lapajt. Në një postim në facebook Shabani thotë se ndërsa deri dje Lapaj e akuzonte atë se do të bëhej me Ramën, tani është vetë Lapaj që do të bashkëqeverisë me kreun e PS-së.

U mbars mali dhe...Njëmijë akuza.

Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt dha dorëheqjen dhe mandatin e mori Kleana Xhuveli. Kleana nuk është daja im po motra e Adriatik Lapajt!

Deri dje na akuzonte do bëheshim vota e 84 e Ramës.

Sot që mori mandatin për motrën, Adriatiku na thotë që i qenka lutur Rama për bashkëqeverisje.

Medemek Rama që mezi e përzuri LSI-në kur kishte 74, po i lutet Adriatikut fiks tani që ka 83 dhe ka gllabëruar çdo pushtet!

Me sa duket, tullumbaci i 71 mandateve që Adriatiku përbetohej se do merrte, ende nuk qenka shfryrë në kokën e tij nga gjilpëra e realitetit të 11 majit, ku pa votat tona do kishte mbetur edhe e motra pa mandat.

Nejse, kjo ishte kostoja krejt e panevojshme që ne të Nismës morëm për ndershmërinë dhe seriozitetin tonë në koalicion me një politikan të ri që më mirë se sa ne, njeh të gjitha metodat e vjetra.

Megjithatë ne nuk e djegim jorganin për një plesht, kur për më tepër kemi njohur dhe vlerësojmë plot djem e vajza në radhët e Shqipëria Bëhet.

Ndërsa Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri dhe uroj të nxjerrë edhe ai mësimet e veta siç kam nxjerrë unë të miat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco