Prokuroria e Posaçma ka nisur edhe këtë të mërkurë, (23 korrik 2025) komunikimin e akuzave për të pandehur e dosjes “Veliaj”. Fillimisht në orën 09:00 të mëngjesit u paraqit në SPAK bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, e shoqëruar nga avokati Maksim Haxhia.
Zyrtarisht asaj iu komunikuan të njëjtat akuza që ka pasur, përkatësisht Pastrim Parash, korrupsion pasiv dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie. Më pas në ambientet e SPAK u paraqit edhe biznesmeni Mirton Nika, bashkëpronar i kullës në zonën e ish-bllokut, në ambientet e të cilës ndodhen zyrat e shoqërive të Ajola Xoxës.
Erion Veliaj nuk u paraqit personalisht në SPAK ndërsa ishte vetë SPAK- u që vajti tek kryebashkiaku në detyrë i Tiranës në paraburgimin e Durrësit, përmes agjentëve të BKH-së të cilët do i komunikonim akuzat.
Bashkë me mbylljen e hetimeve dhe komunikimit të akuzave të pandehurve iu është komunikuar edhe zgjatja e afatit të dorëzimit të dosjes në gjykatë deri më 24 shtator.
Brenda kësaj kohe avokatët kanë të drejtë të bëjnë prapësime lidhur me akuzat, para se SPAK të vendosë nëse do i drejtohet gjykatës për nisjen e gjykimit ose jo.
Erion Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, mosdeklarim ose fshehje pasurie dhe futje të sendeve të paautprizuara nga burg. Për dy veprat e para ai u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt, dhe veprat e tjera iu shtuan gjatë hetimeve. 5 biznesmenë u hetuan bashkë me çiftin Veliaj-Xoxa që sipas SPAK përkundrejt korrupsionit përfitonin tendera dhe leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës.
© SYRI.net