SYRI TV/ SPAK zgjat hetimet edhe me 3 muaj për Benet Becin

SYRI TV/ SPAK zgjat hetimet edhe me 3 muaj për Benet Becin

16:18, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Socialisti është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Ai dyshohet për abuzim me tenderin e zhvillimit strategjik të sektorit energjetik, me vlerë 700 mijë euro.

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23.10.2024. Ndërkohë, më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt “zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor)”. Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave. Sipas burimeve nga SPAK, në bisedat e zbërthyera nga një prej telefonave të sekuestruar në kuadër të këtij hetimi, një prej zyrtarëve mësohet të jetë shprehur: “400 për ata profesorët e Oxfordit, 300 për ne me shkollë të mesme”. Ky komunikim rezulton të jetë zhvilluar në datën e kryerjes së procedurës së tenderimit për kërkimin shkencor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco