Rinia iku, Rama kujtohet për një tjetër ligj arsimi, Sula: Kryeministri me kokën e vet, mbylli shkollën doktorale

15:42, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E ftuar në edicionin e mesditës ne Syri tv ka qenë Drejtuesja e Departamentit të arsimit në Partinë Demokratike Lili Sula.

Në bisedë me moderatorin Arnold Kariqi ajo ka komentuar deklaratat e Ramës gjatë ditëve të fundit pë një ligj tjetër arsimi.

Lili Sula: Raportin i bordit për arsimin e lartë unë e konsideroj të pjesshëm pasi nuk merr parasysh qasjen e studentëve, ose mendimin e studentëve, për sistemin arsimor, për cilësinë e arsimit, për vlefshmërinë e diplomave të tyre. Por njëkohësisht ka lënë jashtë vëmendjes së tyre edhe digjitalizimin e sistemit arsimor të lartë. Jemi gjithmonë në sistemin e lartë arsimor. Gjë  që ka qenë një nga sfidat dhe është një nga sfidat e kësaj kohe dhe vendet evropiane dhe vendet e lindjes e kanë realizuar ndër vite. Ndërsa në këtë raport asnjë nuk zihet ne gojë. Në fakt në prezantimin e Bordit të Akreditimit për këtë raport, kryeministri shprehu idenë për ta rishikuar dhe për ta ribërë një ligj të ri të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor në vend, që shtron pikëpyetjen por që vërteton edhe njëherë idenë e profesionistëve, pedagogëve, ekspertëve të arsimit pjesë e të cilëve kam qenë dhe që në 2015 ne e kemi kundërshtuar ligjin numër 80 të miratuar në vitin 2015 për arsimin e lartë.

Dhe e kemi kundërshtuar bazuar në disa argumente shumë të rëndësishme por më së shumti të distancës së madhe që ka funksionimi i ligjit në botën anglo-saksone me realitetin krejt tjetër nga ai realitet. Dhe për këtë gjë, kryeministri që në 2015 e miratoi pikërisht në ditët e Korrikut, e lavdëroi dhe ngriti në qiell ligjin numër 80, sot nuk na tha asnjë fjalë pse nuk funksionoi ky ligj. Ky ligj ka dështuar. Realiteti i Arsimit të lartë në Shqipëri tregon që ky ligj ka dështuar. Realiteti i Arsimit të Lartë sot në Shqipëri flet që ky ligj ka dështuar. Ju them që një pjesë e neneve të këtij ligji nuk kanë mundur të funksionojnë. Por ka dështuar edhe në të gjithë parametrat e tjerë që janë themelorë për botën universitare. Që janë liritë ekonomike, autonomia financiare, autonomia e institucioneve universitare. Deri edhe në elementë të tjerë që kanë të bëjnë me jetën e brendshme të stafeve akademike dhe të standardeve që duhen siguruar për çdo institucion të arsimit të lartë. Sot universitetet tona kanë më pak se 120 mijë studentë. Gjë që do të thotë që kanë më pak neth 40 për qind

Në krahasim me 10 vite më parë. Sot universitetet tona edhe sipas raportit siç del, vuajnë sepse 46 për qind e stafeve të tyre akademike janë me diplomë të nivelit master.

Po pse janë me këtë diplomë të këtij niveli. Sepse një pedagog duhet të këtë nivelin doktor ose gradën shkencore. Janë sepse kryeministri mbylli me një vendim absurd të thënë nga koka e vet, krejt, mbylli shkollën doktorale. Mbylli nivelin e tretë të universiteteve. E mbylli shkollën doktorale për 10 vjet dhe këto janë pasojat tashmë që 46 për qind e stafeve akademike japin mësim me nivelin master....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco