Lista e mbyllur dhanë dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e PSD, Tedi Mulës

Lista e mbyllur dhanë dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e PSD, Tedi Mulës

13:41, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit kandidatit të Partisë Socialdemokrate, Tedi Mula,

Pas dorëheqjes së 12 kandidatëve të listës së mbyllur për Qarkun e Tiranës, KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit kandidatit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Tedi Mula.

Komisioneri Ilirjan Celibashi konfirmoi se janë dorëzuar në mënyrë zyrtare 12 deklarata nga kandidatët e PSD-së, të cilët heqin dorë nga e drejta për të përfituar mandatin parlamentar.

“Janë depozituar 12 deklarata të 12 kandidatëve të listës së mbyllur të PSD për Qarkun e Tiranës. Kemi të bëjmë me dorëheqje nga e drejta për të marrë mandatin dhe jo nga kandidimi. Në këto kushte, duke qenë se KQZ është e detyruar të respektojë vullnetin e tyre, mandati i shkon kandidatit me më shumë vota, Tedi Mula,” deklaroi Celibashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco