Celibashi i jep fund gallatës Lapaj-Shabani, mandatin e merr motra e drejtuesit të ‘Shqipëria Bëhet’

Celibashi i jep fund gallatës Lapaj-Shabani, mandatin e merr motra e drejtuesit të ‘Shqipëria Bëhet’

13:35, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka dhënë fund gallatës publike mes kreut të Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe drejtuesit të ‘Nisma Thurje’, Endri Shabanit për marrjen e mandatit të deputetit.

Kleana Xhuveli, motra e birësuar e Adriatik Lapajt do të marrë mandatin e deputetes nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Në mbledhjen e sotme të KQZ u vendos që mandati t’i kalojë kandidates nga lista e mbyllur e këtij koalicioni, të përbërë nga “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”.

Celibashi sqaroi se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.

“Kleana Xhuveli, e renditur në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit. Për sa kohë ajo e ka interesin për këtë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ditën e sotme është raportuar në media, se Kleana Xhuveli është motra e birësuar nga e ëma e Adriatik Lapaj, por që ky i fundit është shprehur se e ka thjeshtë të afërme familjare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco