Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, se mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës po tentohet të bëhet me dyer të mbyllura, e ngjashme si mbledhjet e mafias.
Pjesë nga fjala e liderit të opozitës, Sali Berisha:
Nuk kam një informacion se çfarë rendi dite kanë, por kam informacion se ata duan ta bëjnë me dyer të mbyllura si mafia.
Në një kohë kur ligji dhe rregullorja e këshillit.
Është parlament, Këshilli Bashkiak i Tiranës është parlamenti i qytetarëve të Tiranës.
Ligji dhe rregullorja përcakton në mënyrë të qartë se ato janë të hapura për mediat.
E detyrueshme. Nuk mund të ketë mbledhje të mbyllur.
© SYRI.net