Kalaja: Çdokush që emërohet nga Rama janë gurët e shahut për të firmosur tenderat e radhës

10:25, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë avokatja Adriana Kalaja.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ajo ka komentuar zhvillimet e fundit politike por në mënyrë të veçantë atë se çfarë po ndodh në bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Veliajt dhe pas shkarkimeve të fundit të urdhëruara nga kreu i qeverisë Rama.

Adriana Kalaja: Unë mendoj se çdo kush që emërohet dhe ç’emërohet nga ai që tashmë është kryebashkiaku i Shqipërisë dhe po ashtu edhe kryeministri, janë thjesht ato gurët e shahut që janë aty sa për të firmosur. Për të firmosur tenderin e radhës. Për të firmosur shkarkimin e radhës apo ato dorëheqjet masive të radhës. Pasi të mos harrojmë atë situatën më Sara Goxhajn ku Erion Veliaj në kundërpërgjigje të Edi Ramës e emëroi dhe të nesërmen ai tha se unë nuk dija se çfarë kishte ndodhur në bashki dhe e ç’emëroi.
Dhe nga ana tjetër unë nuk e shikoj shumë në aspektin e pjesës së thelbit të gjësë, këtë që po ndodh në bashkinë e Tiranës, por edhe në bashkitë e tjera, sepse thashë se pavarësisht se kush është kryetar bashkie, pavarësisht se kush është drejtor, çdo gjë do të kalojë nga dora dhe zyra e Sulltanit të Surrelit. E gjitha kjo bëhet në këndvështrimin tim për dy arsye.

Se pari njëherë për të fokusuar debatin publik në këtë pikë. Po ta shikosh në fakt këtu jemi katandisur. Pse e hoqi Rama? Pse Rama ka kapur kompetencat e pushtetit vendor?
Dhe e dyta, që për mua është edhe më e rëndë, sepse është përtej naives edhe për ndonjë opozitar që ngrihet sot dhe ankohet se pse Rama ka kapur pushtetin vendor. Ndërkohë që Rama nuk e ka lëshuar asnjëherë pushtetin vendor. Pra Rama ka qenë gjithmonë kryeministër dhe kryetar bashkie. Gjatë gjithë kohës. Për të mos folur për bashkitë e tjera, por për Tiranën njëherë në mënyrën më absolute. Dhe e dyta që për mua thashë është edhe më e rëndë se e para, është se nëpërmjet një plani një skemë ogurzezë, fatale për demokracinë dhe pluralizmin është që po tentohet që gjithë këto vende të lira që janë krijuar po tentohet që gjithë këto vende të lira që janë shkarkime të pastra. Do jemi dëshmitarë se për të gjithë këta të dorëhequrit do të paguhen një më një. Ne e njohim dorëheqjen nga dorëheqja, nga deputetët, nga kryetarët e bashkive janë dorëhequr sot…ke Emirjana Sakon, u dorëhoq dhe pastaj do jap dorëheqjen nga dorëheqja. Pra në Shqipëri duhet të çuditemi kur ka normalitet dhe zbatim ligji.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco