VIDEO/ Ina Zhupa: Në Shqipëri janë porositur dhe blerë ligje. ‘Butrinti’ do shkojë në SPAK

21:27, 22/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur për zhvillimet politike të pas farsës elektorale të 11 janarit.

Gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta, Zhupa akuzoi mazhorancën se ka miratuar ligje me porosi.

Duke folur për koncesionin e parkut kombëtar të ‘Butrintit’, Zhupa u shpreh se pasi të përfundojë çështja në Gjykatën Kushtetuese, kjo dosje do të shkojë në SPAK pasi ka abuzime.  

Unë po bëj dosjen për ‘Butrintin’, për ta dërguar në SPAK. Mbasi mbaroi Gjykata Kushtetuese, do të shkojmë në SPAK se aty dallohen që janë bërë dallavere në kurriz të interesit publik. Janë blerë ligje.

Në Shqipëri, blihen ligje. Në Shqipëri ligji ka emër, në Shqipëri porositen ligjet, është bërë si mall tregtar.

Ne kaluam para se të mbyllej sesioni parlamentar, ligjin për sportin, që ishte ligji i Fidel Yllit.

Kaluam ligjin për Akademinë e Shkencave që ishte ligji i Skënder Gjinushit.

Kaluam ligjin për zonat e mbrojtura, që ishte ligji i Mirela Kumbaros për pikat e vogla, ose resortet e mëdha’, tha ndër të tjera, deputetja e PD-së, Ina Zhupa në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco